Bora Zemani rikthehet në ‘Përputhen’, moderatorja merr suprizën dhe emocionohet në studio

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani rikthehet në ‘Përputhen’, moderatorja merr suprizën dhe emocionohet në studio

Moderatorja e njohur Bora Zemani është rikthyer në drejtimin e emisionit ‘Përputhen’. Ajo e ka përjetuar me shumë emocione rikthimin në emisionin që e moderoi për disa sezone.

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, u shpreh Bora. Nga kjo situatë i përlotur dhe emocionuar u pa Arjan Konomi, i cili ishte shumë i gëzuar për rikthimin e saj në Për’puthen.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, tha ai i përlotur teksa e përqafonte.

Pas një shkëputjeje Bora Zemani u rikthye në programin, të cilin e drejtoi për sezone të tëra nën emocione të forta. Tashmë ajo do të rikthehet dhe një herë nga e hëna në të premte, për të prezantuar programin e dashurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE