Do të testohet te njerëzit për 6 muaj, ja si funksionon çipi i trurit të Elon Musk!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të testohet te njerëzit për 6 muaj, ja si funksionon çipi i trurit të Elon Musk!

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink. Zbulimi më i fundit i miliarderit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar. Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore?

Sistemi i Neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël të qepura në tru nga një robot i ngjashëm me makinën qepëse. Roboti heq një pjesë të vogël të kafkës, lidh elektrodat si fije me zona të caktuara të trurit, qep vrimën dhe e vetmja mbetje e dukshme është një mbresë e lënë pas nga prerja. Musk ka thënë se kjo procedurë do të zgjasë vetëm 30 minuta, nuk do të kërkojë anestezi të përgjithshme dhe pacientët do të mund të kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë.

Truri përbëhet nga qeliza të veçanta të quajtura neurone që transmetojnë sinjale te qelizat e tjera në trup, si muskujt dhe nervat tanë. Elektrodat e çipit Neuralink janë në gjendje të lexojnë këto sinjale, të cilat më pas përkthehen në kontrolle motorike. Kjo mund të kontrollojë teknologjitë e jashtme, të tilla si kompjuterët ose telefonat inteligjentë, ose funksionet trupore, si lëvizja e muskujve. Është si të zëvendësosh një pjesë të kafkës me një orë inteligjente. Një karikues i vogël induktiv do të jetë gjithashtu në gjendje të lidhet me valë me implantin për të ngarkuar baterinë e tij jashtë trupit.

Musk është i njohur në botë për synimet e tij të mëdha si kolonizimi i planetit Mars dhe shpëtimi i njerëzimit. Me anë të Neuralink, kërkon që të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të trurit, si Parkinsoni, demenca dhe Alzhaimer. Ai ka folur shpesh edhe për përzierjen e trurit njerëzor me inteligjencën artificiale. Musk beson se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e obezitetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45333 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE