FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën; nuk ka procedurë për Granit Xhakën

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FFK ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi

FIFA ka hapur hetimet ndaj Serbisë pas ndeshjes me Zvicrën të premten mbrëma ku serbët u mposhtën me rezultatin 3 me 2. Sipas gazetës zviceriane “Tages Anzeiger”, vendimi është marrë pasi ka pasur shkelje të mundshme të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje. Ndërkohë sipas mësohet se nuk do të ketë asnjë procedim disiplinor ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës ishte shumë e tensionuar pasi pala serbe provokonte vazhdimisht futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Ky i fundit shënoi golin e parë të ndeshjes. Më pas futbollistët serbë kanë bërë gjeste të turpshme pasi shënuan golin e barazimit e më pas edhe atë të avantazhit momental.

Përplasja e ashpër ndodhi mes Xhakës dhe futbollistëve serbë rreth fundit të ndeshjes teksa tensionet prekën kulmin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE