Operacion antidrogë në Shkodër, dy të rinj në pranga/Shpërndanin heroinë në doza!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacion antidrogë në Shkodër, dy të rinj në pranga/Shpërndanin heroinë në doza!

Shpërndanin droga të forta në Shkodër, dy të rinj të moshave 21 e 24-vjeç ranë në prangat e bluve në qytetin verior. Pas informatave në rrugë operative, kontrollet policore në makinën me të cilën lëviznin, çuan në gjetjen dhe sekuestrimin e një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Droga e ndarë në doza ishte gati për shitje. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48391 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE