Rënie e inflacionit në Turqi, hera e parë në mbi një vit!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rënie e inflacionit në Turqi, hera e parë në mbi një vit!

Inflacioni vjetor në Turqi shënoi rënie muajin e kaluar dhe ky është një lajm i mirë që shënoet për të parën herë në më shumë se një vit, sipas shifrave zyrtare të publikuara këtë fillimjavë. Por pavarësisht kësaj, sërish inflacioni mbetet në nivelin më e lartë në 24 vitet e fundit.

Në muajin nëntor, inflacioni regjistroi një rënie me 0.63 për qind krahasuar me një muaj më parë, pra tetorin 2022. Norma mujore e inflacionit në nëntor ishte 2.88 për qind, krahasuar me tetorin kur rezultoi në shifrën 3.51 për qind. Sipas Instituti turk të Statistikave, çmimet vjetore të konsumit nga 85.51 për qind në tetor, u ulën në 84.39 për qind në nëntor. Kjo është hera e parë që inflacioni vjetor në Turqi është ulur që nga maji i vitit 2021. Lufta e Rusisë në Ukrainë që vijon prej fundit të muajit shkurt, si edhe rënia e vlerës së lirës kanë nxitur inflacionin në këtë shtet.

Ekonomistët vendas besojnë se në rritjen e inflacionit në Turqi kanë ndikuar edhe politikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili beson se ulja e normës së interesit ndikon në ulje të çmimeve, ndonëse teoritë ekonomike flasin për një qëndrim të kundërt me të kreut të shtetit turk.

Bankat qendrore në shumë vende të botës, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kohët e fundit kanë rritur normat e interesit, me qëllim luftën ndaj inflacionit. Rritjet më të mëdha të çmimeve vjetore janë shënuar në sektorin e transportit, me 107 për qind, pasuar nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 102.55 për qind, gjithnjë referuar të dhënave zyrtare.

Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë nga sa paraqitet në statistikat zyrtare. Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit deklaroi sot se “norma e vërtetë e inflacionit në Turqi për nëntorin është 170.7 për qind”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66164 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE