Vuçiç takohet me Lajçak në Serbi, asnjë fjalë për samitin e Tiranës! Brnabiç: Mendoj se presidenti s’duhet të mungojë

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç takohet me Lajçak në Serbi, asnjë fjalë për samitin e Tiranës! Brnabiç: Mendoj se presidenti s’duhet të mungojë

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, po qëndron në Serbi ku u takua me presidentin, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i Shtetit serb, njoftoi në Instagram se me Lajçak ka bisdeduar për problemet që po kalojnë serbët e Kosovës, sipas tij për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës.

“Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç nuk e përmend një vendim për të marrë pjesë ose jo, në samitin BE-Ballkanit Perëndimor që mbahet nesër në Tiranë. Megjithatë për mediat vendase, kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi se mendon se Vuçic nuk duhet të mungojë në këtë nfgjarje të rëndësishme.

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t’u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet të martën në Tiranë. Ajo tha se Vuçiç ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar, megjithatë shtoi se presidenti serb ishte i vetmi që mund të përballej me hipokrizi.

Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Sipas mediave serbe, reagimi i Vuçiç vinte pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës.

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t’u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE