Zbulohen emrat, kush mbërrin sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opinion nga Zilie Feçi/Pse u zgjodh Tirana për Samitin e “Burrave të Evropës”?!

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se cilat delegacione mbërrijnë sot në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet nesër.

Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Sot pasdite dhe gjatë darkës pritet të mbërrijnë; Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonis së Veriut , kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës.

Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE