Gruri nga Ukraina mbërrin në Afrikën Lindore

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia thotë se është gati të eksportojë 30 milionë tonë drithëra

Ngarkesa e parë me grurë nga Ukraina, në kuadrin e vetë iniciativës së saj për të furnizuar vendet në nevojë, mbërriti në Djibouti të hënën, për t’u dërguar në vendin fqinj Etiopi, ndërsa rajoni është përfshirë nga thatësira më e rëndë prej dekadash.

Ambasada e Ukrainës në Etiopi konfirmoi se ngarkesa prej 25,000 tonësh në kuadrin e iniciativës “Grurë nga Ukraina” është veçmas përpjekjeve të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, që ka financuar dërgesat humanitare të grurit nga Ukraina.

Një anije e dytë me 30,000 tonë grurë do të niset për në Etiopi javën e ardhshme, ndërsa një anije e tretë është duke u ngarkuar me 25,000 tonë grurë për në Somali, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi muajin e kaluar nismën që synon të ndihmojë “vendet më të goditura nga kriza ushqimore”. Ukraina ka thënë se planifikon të dërgojë më shumë se 60 anije në Etiopi, Sudan, Sudanin e Jugut, Somali, Kongo, Kenia, Jemen dhe vende të tjera.

Miliona njerëz në Etiopi, Somali dhe Kenia po vuajnë nga uria gjatë një thatësire pas një periudhe të gjatë pa reshje, ndërsa konfliktet në Etiopi dhe Somali e kanë përkeqësuar krizën.

Etiopia ende nuk ka komentuar mbi dërgesën e re të grurit nga Ukraina. Por Kryeministri Abiy Ahmed kritikoi në gusht njoftimet për një përpjekje të OKB-së për të transportuar drithë nga Ukraina në Etiopi, si një përpjekje për të krijuar “imazhin se jemi të uritur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47853 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE