Humbi njeriun e afërt, këngëtari shqiptar në zi, bën dedikimin prekës: Amanetin tënd do e kryej

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbi njeriun e afërt, këngëtari shqiptar në zi, bën dedikimin prekës: Amanetin tënd do e kryej

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka bërë një dedikim të ndjerë për artistin e njohur Arlind Gjikolli. Ai e ka cilësuar të ndjerin si një vëlla, shok e mentor të jetës së tij. Kujtojmë se reperi kishte lidhje familjare me Arlind Gjikollin.

Gjiko shkroi se premtimet që i ka dhënë të ndjerit do t’i mbajë dhe amanetin e tij do ta cojë deri në fund.

Humbi njeriun e afërt, këngëtari shqiptar në zi, bën

Postimi i plotë i Gjikos:

Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE