Incidenti me Berishën, flet Meta: E menaxhoi shkëlqyeshëm, atentat mafioz i orkestruar nga Rama!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Incidenti me Berishën, flet Meta: E menaxhoi shkëlqyeshëm, atentat mafioz i orkestruar nga Rama!

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar mbi incidentin që ndodhi sot në bulevard, ku ish Kryeministri Berisha u godit me grusht nga një person i cili më pas u ndalua nga policia dhe paraprakisht rezulton me probleme mendore!

Meta shkruan:

“Duke falënderuar qytetarët dua të shpreh një falënderim për liderin e PD-së, profesor doktor Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri atentatit mafioz të orkestruar nga Edvin Kristaq Rama që kishte vetëm një qëllim, të devijonte nje protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima. Është e qartë dhe në dritën e diellit se sot Rama në përpjekjet e tij më ekstreme të papara ndonjëherë për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkaktare të dhunës nxorri fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat e ambasador, nuk ka mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia ndryshojë dot. Sot Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve, se është armiku më i madh i paqes sociale në vend, që është pasuesi më bastard i atij regjimi i cili i shkaktoi vendit aq shumë drama e viktima për 5 dekada. Ai është pengmarrësi i të ardhmes evropiane të vendit, për shkak të pengmarrjes së tij nga organizatat kriminale jo vetëm në kontinent por edhe përtej tij. Opozita tregoi se ka gjithë vizionin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ta shporrur këtë sekt kriminal, që përdhos kushtetutën”, tha Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE