Irani çmonton”celulat terroriste”, drejtoheshin nga baza e grupit terrorist në Shqipëri

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Irani çmonton”celulat terroriste”, drejtoheshin nga baza e grupit terrorist në Shqipëri

Inteligjenca iraniane thotë se ka çmontuar disa “celula terroriste” të grupit të muxhahedinëve që operonin brenda territorit iranian dhe thonë se drejtohej nga baza që ndodhej në Shqipëri.

Inteligjenca iraniane thotë se ka çmontuar disa “celula terroriste” të grupit të muxhahedinëve që operonin brenda territorit iranian dhe thonë se drejtohej nga baza që ndodhej në Shqipëri.

“Qelizat operative të diversantëve të lidhura me MKO janë shkatërruar në provincat e Teheranit, Isfahanit dhe Kurdistanit, tha Ministria Iraniane e Inteligjencës.

Sipas deklaratës së ministrisë, këto “celula” ishin përfshirë “në aktivitete terroriste dhe disa sulme në qendrat administrative, ushtarake, policore dhe rezidenciale të Iranit, duke shkaktuar dëme dhe duke nxitur terror dhe pasiguri. Ministria iraniane e Inteligjencës tha se të gjitha këto aktivitete terroriste drejtoheshin drejtpërdrejt nga baza evropiane e grupit terrorist MKO që ndodhet në Shqipëri.

Më tej në deklaratë thuhet se armët dhe pajisjet e përdorura nga të arrestuarit në operacionet terroriste janë konfiskuar, përfshirë mortaja, granata, materiale dhe pajisje granatash të improvizuara, pistoleta dhe kokteje molotovi.

Kujtojmë se prej disa javësh Irani ëhtë në gjendje të tensionuar dhe “armiqtë” e tjerë janë një problem më tepër për Iranin. Gjëndja është e tillë nga rregullat e vendosura nga Policia e Moralit përsa i përket mbajtjes së hixhabit. Protesta masive ka pasur edhe këto ditë dhe kërkojnë largimin e regjimit aktual. Policia ka vrarë mbi 300 protestues, kryesisht djem dhe vajza, ndërsa qeveria ka fajësuar vendet perëndimore si nxitëse të protestave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE