Prezantuesi i njohur televiziv Richard Osman kurorëzon dashurinë e tij me martesë!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prezantuesi i njohur televiziv Richard Osman kurorëzon dashurinë e tij me martesë!

Prezantuesi televiziv Richard Osman së fundmi ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me aktoren e njohur Ingrid Oliver në një ceremoni në West Sussex. Ylli i “Pointless”, 52 vjeç, postoi një foto në Instagram nga dita e tyre e madhe, e cila tregonte të porsamartuarit që shkëlqenin teksa ecnin dorë për dore. 44-vjeçarja e cila njihet më së shumti për rolin e saj si Petronella Osgood në “Doctor Who” dukej magjike me fustanin e saj të nusërisë. Ndërkaq, në dixhiturën e fotos, Osman ka shkruar:

Dita më magjike, më e gëzuar të shtunën me gruan time të bukur. I rrethuar nga miq dhe familjarë të mrekullueshëm, një ditë plot dashuri dhe të qeshura. Ne jemi kaq shumë të lumtur.

Çifti thuhet se u martuan në Goodwood House, Angli, selia e Dukës së Richmond-it në West Sussex, e njohur si vendi për garën e kuajve të Glorious Goodwood dhe Festivalin vjetor të Shpejtësisë. Çifti njoftoi fejesën e tyre në maj pas dy vitesh lidhje, kur Richard konfirmoi lajmin gjatë një interviste. Prezantuesi finalizoi divorcin nga ish-gruaja e tij në vitin 2007 dhe ka me të dy fëmijë, vajzën Ruby dhe djalin Sonny.

Në vitet e fundit, Richard është takuar me këngëtaren e xhazit, Sumudu Jayatilaka dhe prezantuesen e Absolute Radio, Emily Dean, megjithëse të dyja marrëdhëniet ishin të shkurtra. 52-vjeçari, filloi të takohej me Ingrid, dy vjet më parë pasi ajo u shfaq në emisionin e tij në BBC “House Of Games”. Richard është më i njohur për shfaqjen e tij të kuizi ndërsa Ingrid ka luajtur në hite të tilla si “Doctor Ëho’ dhe komedinë “Ëatson & Oliver”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE