Transformimi i Jack Ryder 20 vjet pas largimit nga seriali i njohur “EastEnders”!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transformimi i Jack Ryder 20 vjet pas largimit nga seriali i njohur “EastEnders”!

Fansat e “EastEnders” kanë mbetur të tronditur nga mënyra se si duket ndryshe ish-anëtari i kastit, Jack Ryder, sot, 24 vjet pasi u shfaq për herë të parë në këtë dramë. Aktori i cili ishte i njohur për pamjen e tij magjepsëse bëri debutimin e tij në Albert Square në nëntor 1998 në moshën 17 vjeçare, përpara se të largohej nga seriali i BBC-së në dhjetor 2022. Jack tani është 41 vjeç dhe ai është transformuar që nga skenat e fundit në Walford, ku personazhi i tij u vra tragjikisht në një aksident me makinë.

Së fundmi Jack filloi të komentohej masivisht nga ndjekësit për transformimin drastik. Ai shihej i veshur me një këmishë të zezë me të kuqe, me flokët e thinjur në një stil krejtësisht ndryshe. Jack, i cili më parë ishte i martuar me ish-konkurrenten e “Strictly Come Dancing”, Kym Marsh, mbante një stil unik. Krahas komenteve për ndryshim, ai mori edhe mesazhe komplimentuese.

Në fillim të këtij viti, Ryder nderoi personazhin e tij të “EastEnders”, Jamie, duke pulikuar një foto të tij duke qëndruar në sheshin Albert për të shënuar 20 vjetorin e largimit nga seriali. Ai shkroi:

Ky vit shënon 20 vjet që kur u largova nga ‘Eastenders’. I detyrohem shumë njerëzve atje që më dhanë një mundësi të tillë në një moshë kaq të re. Kur me të vërtetë mendoj prapa, gjithçka që jam dhe bëj ka lindur nga ajo përvojë. Kishte kohë të vështira. Kohë sfiduese. Do të jem përgjithmonë mirënjohës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE