Fitorja në Xhorxhia, demokratët amerikanë forcojnë kontrollin e Senatit Amerikan!

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitorja në Xhorxhia, demokratët amerikanë forcojnë kontrollin e Senatit Amerikan!

Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët amerikanë kanë forcuar kontrollin në Senat. Raphael Warnock, pastor baptist fitoi përballë republikanit, Herschel Walker, sot në balotazhin zgjedhor në Xhorxhia, duke u siguruar demokratëve një shumicë në Senat për pjesën tjetër të mandatit të presidentit Joe Biden.

Unë shpesh them se vota është një lloj lutjeje për botën që dëshirojmë, për veten, dhe për fëmijët tanë.

Me fitoren e Warnock, demokratët do të kenë një shumicë 51-49 në Senat, duke siguruar epërsi pas ndarjes aktuale 50-50. Balotazhi në Xhorxhia ishte përcaktues për ndarjen e vendeve në Senat mes dy partive.

Këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokrate në zgjedhjet e mesmandatit, 20 vitet e fundit. Miliona amerikanë kanë votuar në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur në nëntor. Në garë ishin të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, si dhe 35 në Senati e 36 për guvernatorë.

Më 13 nëntor u mësua se demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit Amerikan, pas fitores në shtetin e Nevadës ku Catherine Cortez Mastro mundi rivalin republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump. Në 20 vitet e fundit, këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokrate në zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara të martën e 8 nëntorit.

Cortez Mastro ishte në garë të ngushtë me Adam Laxalt për vendin në Nevada dhe arriti t’i siguronte partisë së saj një post të rëndësishëm në Senat. Ky rezultat është një goditje e madhe për republikanët, që po prisnin të korrnin fitore ndaj partisë së Joe Biden-it. Presidenti Biden u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se është koha për republikanët të vendosin “se kush janë”.

Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se “rezultati tregoi se populli amerikan ka refuzuar” atë që e quajti “retorikë e dhunshme e Partisë Republikane”. Ai shtoi:

Shteti tregoi se ne besojmë në demokracinë tonë dhe se rrënjët janë të forta e do t’ia dalim për aq kohë sa luftojmë për të!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE