Të luash me piano në fund të detit, aspak e pamundur! I riu ‘sfidon’ veten e tij!

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të luash me piano në fund të detit, aspak e pamundur! I riu ‘sfidon’ veten e tij!

Një YouTuber që luan piano në vende të pazakonta, pretendon se është i pari që i bie instrumentit plotësisht nën ujë. I zhytur në det me pianon e tij, Joe Jenkins luajti ‘Under the Sea’ nga The Little Mermaid i Disney. Pianisti i cili ka më shumë se 4.15 milionë abonentë në YouTube tha kishte dy vjet që e planifikonte këtë gjë.

Ai tha se nga ana logjistike, me shëndetin dhe sigurinë, kishte qenë një sfidë e madhe. Në videon e tij të fundit, Jenkins, nga Bristol, shihet i veshur me pajisje zhytjeje, duke përfshirë aparatin e frymëmarrjes, ndërsa luan një piano të verdhë që përdorte mekanizma plastikë në vend të drurit. Në një bisedë me BBC, Jenkins tha se video erdhi pasi dikush e “sfidoi” atë të provonte detyrën disa vjet më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE