E bukura ka edhe “kosto”, ekspertët japin alarmin për qerpikët artificialë!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bukura ka edhe “kosto”, ekspertët japin alarmin për qerpikët artificialë!

Qerpikët artificialë tanimë janë kthyer në një trend por shumë pak e dinë se ato janë të rrezikshme. Ekspertët theksojnë rrezikun e përdorimit të qerpikëve artificialë në shëndetin tuaj. Dr.Elizabeth Hawkes, kirurge kozmetike thotë se qerpikët artificialë dhe extension mund të jenë një kërcënim serioz për shëndetin tonë. Hawkes paralajmëron që extension (zgjatja e qerpikëve) mund të shkaktojnë rënie të tyre, ndërsa ato artificiale mund të rrisin rrezikun e infeksioneve.

Trendi i qerpikëve artificialë është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit, ndërkohë që shumë gra mendojnë se është në rregull t’i përdorin çdo ditë. Unë do të sugjeroja që qerpikët artificialë t’i lëmë për raste të veçanta dhe jo për përdorim të përditshëm. Mbajtja afatgjatë mund të dëmtojë sytë dhe të shkaktojë infeksione si blefariti, qepallat e ënjtura dhe kruarje.

Kur bëhet fjalë për zgjatimet, mjekja thotë se fillimisht duhet të përcaktojmë nëse qerpikët tanë natyralë janë të fortë për të mbështetur zgjatimet. Gjithashtu, thotë ajo, ekziston rreziku për të qenë alergjik ndaj ngjitësit të përdorur për t’i mbajtur ato në vend. Ngjitësi mund të përmbajë përbërës toksikë si formaldehid dhe latex.

Dr.Elizabeth thekson se është e rëndësishme të kujtojmë se qerpikët tanë janë aty për një arsye të mirë, se ata kryejnë një punë jetike duke mbrojtur sytë tanë dhe ndihmojnë për të zmbrapsur çdo gjë që vjen në sy që mund ta dëmtojë atë, kështu që është thelbësore t’i mbani shëndetshëm. Mes qindra mënyrash për të rritur qerpikët, më të sigurta, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta janë ato që mund të bëhen në kushte shtëpie. E dini sa rëndësi kanë ushqimet që konsumoni në rritjen e shpejtë të qerpikëve?! Klikoni në këtë link.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE