Infantino: Kupa e Botës, më e mira deri tani!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Infantino: Kupa e Botës, më e mira deri tani!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i kënaqur me ecurinë e deritanishme të Kupës së Botës në Katar. Fazën e grupeve e quajti “më të mirën e historisë” në eventin me një “cilësi të madhe” futbolli.

Në fakt, i pashë të gjitha ndeshjet dhe e thënë thjesht e shumë qartë, kjo ishte faza më e mirë e grupeve e një Kupe Botërore FIFA ndonjëherë. Ndeshjet ishin të një cilësie të madhe, në stadiume të bukura, ne e dinim tashmë këtë. Megjithatë, publiku aty ishte gjithashtu i pabesueshëm. Mesatarisht mbi 51 mijë persona në çdo ndeshje.

Dy milion e gjysmë njerëz në rrugët e Dohas dhe disa qindra mijëra çdo ditë në stadiume, të gjithë së bashku. Duke brohoritur së bashku, duke mbështetur ekipet e tyre, atmosferë fantastike, gola të mëdhenj, emocione të pabesueshme dhe surpriza.

Një ditë para fillimit të Botërorit, Infantino akuzoi për hipokrizi kritikët e trajtimit të punëtorëve emigrantë nga Katari. Ai tha se “angazhimi është mënyra e vetme për të përmirësuar të drejtat e njeriut”.

Unë jam europian. Ne duhet të kërkojmë falje për 3 mijë vitet e ardhshme, për atë që kemi bërë për 3 mijë vjet në mbarë botën, përpara se të japim leksione morali.

E kam të vështirë t’i kuptoj kritikat. Ne duhet të investojmë për t’i ndihmuar këta njerëz, në drejtim të arsimit dhe për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë. Të gjithë duhet të edukojmë veten, shumë gjëra nuk janë të përkryera, por reforma dhe ndryshimi kërkon kohë.

Ky leksion i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi. Doha është gati, Katari është gati dhe pa dyshim do të jetë Kampionati i Futbollit më i mirë ndonjëherë.

Kreu i FIFA-s përmendi si shembull përvojën e tij si fëmijë emigrantësh i rritur në Zvicër, duke thënë se ai ngacmohej për faktin se ishte italian dhe me flokë të kuq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE