Ju njohim me njeriun më të pasur në botë për vitin 2022!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me njeriun më të pasur në botë për vitin 2022!

CEO i Tesla-s, Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes. Vendin e miliarderit të teknologjisë e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH dhe familja e tij. Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.

Ndërkaq, Musk, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh. Në vitin 2021 ishin dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që grumbulluan të paktën 10 miliardë pasuri. Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se 2020, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë. Në vendin e dytë në distancë ishte Jeff Bezos (194.2 miliardë) i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk sepse Amazon u rrit vetëm me 2% në vit.

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink. Zbulimi më i fundit i miliarderit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar. Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore? Sistemi i Neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël të qepura në tru nga një robot i ngjashëm me makinën qepëse.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE