Kundërshtitë për pagat, punonjësit e New York Times-it në grevë!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kundërshtitë për pagat, punonjësit e New York Times-it në grevë!

Më shumë se 1 mijë punonjës të së përditshmes amerikane New York Times, sot kanë hyrë në grevë, çka ndodh për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Gazetarët dhe të tjerë pjesëtarë të stafit vendosën të pezullojnë punën duke zhvilluar një grevë 24-orëshe, siç mësohet, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për një raund të ri të negociatash lidhur me kontratat e tyre. Lajmin e konfirmon sindikata e tyre.

Sindikata NewsGuild of New York, e cila përfaqëson ata që janë në grevë, bëri të ditur se pikënisje kryesore për të ndërmarrë këtë hap ishte refuzimi i drejtuesve për t’iu rritur pagat, në kushtet e rritjes së inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot në një postim në rrjetet sociale, kjo sindikatë shkruan:

Në mënyrë zyrtare, më shumë se 1 mijë e 100 punonjës së të përditshmes New York Times kanë ndaluar punën, në kuadër të grevës, e para e këtyre përmasave në kompani, në katër dekadat e fundit.

Në një postim në Twitter, Phoebe Lett, producente e podcast-eve në New York Times, thekson:

Eshtë e rëndë kur duhet të bashkohesh me gati 1 mijë e 200 kolegë që sakrifikojnë gjithçka për të mirën e këtij vendi e që duhet t’i kërkojnë New York Times-it të na tregojë se na vlerëson. Por, ja ku jemi!

Sindikata e punonjësve ka bërë të ditur se pjesëtarët e saj “janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të fituar kushte më të mira të punës, për të gjithë”.

Në të gjithë botën, fillimisht inflacioni nisi të rritet, për shkak të pandemisë së koronavirusit, në vitet e fundit. Por, nuk u ndal me kaq pasi rritja vazhdoi edhe kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të muajit shkurt të këtij viti, në emër të operacionit special ushtarak për “të çmilitarizuar” vendin fqinj. Pasojat janë shtrirë në nivel global.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48156 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE