Stresi flet për sherrin me Noizyn: Nuk kemi folur për 11 vjet, kur u pajtuam u gëzuan pafund njerëzit

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi flet për sherrin me Noizyn: Nuk kemi folur për 11 vjet, kur u pajtuam u gëzuan pafund njerëzit

Rap-artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është kthyer në një nga emrat në Big Brother VIP Kosova.

Ai së fundmi ka folur për sherrin që ka pasur me Noizyn, me të cilin nuk kishte folur për 11 vite.

I njëjti në një bisedë me banorët ka treguar se si nisi e gjithë kjo dhe se kishte hyrë në këtë mes për një person tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me e taku afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të”, tha ai.

“Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”, shtoi më tej artisti.

Foto: Screenshot/YouTube

“Edhe unë e kam pasur një parim shumë të fortë që përshembull ti me më fol keq për këtë menjëherë të uli poshtë. Jam rritur ndryshe dhe kështu nisi muzika”, tha në vazhdim 36-vjeçari.

Të njëjtit i dhanë fund polemikave gjatë këtij viti dhe Stresi ka qenë befasi për të performuar në koncertin e Noizyt, të cilin e mbajti në gusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE