U tha se do të braktisë Portugalinë, reagon Ronaldo!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se do të braktisë Portugalinë, reagon Ronaldo!

Cristiano Ronaldo mohon zyrtarisht zërat se ishte pranë largimit nga kombëtarja në momentin që trajneri Fernando Santos vendosi ta ulë në stol për sfidën e 1/8-tave ndaj Zvicrës. Sulmuesi thekson se asgjë nga ato që janë shkruar në media nuk janë të vërteta ndërsa shton se grupi i kombëtares është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga lajme të pavlera.

“Ky grup është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga forca të jashtme. Jemi një komb shumë i guximshëm dhe nuk intimidohemi nga kundërshtarët. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të vërtetë e cila do të luftojë për ëndrrën e saj deri në fund”, u shpreh Ronaldo.

Në këtë formë, Ronaldo kërkon të shfaqet edhe njëherë lider i Portugalisë edhe në çështjet jashtë fushës së blertë, teksa kapiteni synon të ruajë harmoninë e grupit dhe të vendosë kombëtaren para dëshirës personale për të luajtur në çdo ndeshje të Botërorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE