Ndryshim i ligjit të bashkive?! Synohet ulja e detyrimeve të prapambetura!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshim i ligjit të bashkive?! Synohet ulja e detyrimeve të prapambetura!

Për konsultim publik, Ministria e Financave ka hedhur një projektligj me disa ndryshime në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore. këto ndërhyrjet synojnë uljen dhe parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura të bashkive, ndërkohë që një gjë e tillë është edhe një nga shqetësimet më të mëdha për shumë njësi.

Një ndër ndryshimet parashikon që përqindja që zë vlera e stokut të borxheve të papaguara të bashkive ndaj palëve të treta, të llogaritet ndaj shpenzimeve vjetore faktike dhe jo më ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara. Sipas relacionit, “në të shumtën e rasteve shpenzimet e planifikuara janë më optimiste e jo reale, duke mos paraqitur gjendjen reale financiare të bashkive”.

Po ashtu, propozohet që fondet e papërdorura nga viti i mëparshëm, jo më pak se 30% e tyre të shkojnë për shlyerjen e pagesave të detyrimeve të prapambetura nga bashkitë, me qëllim zerimin e tyre si dhe pagimin e nën huave të papaguara në kohë. Këto do të bëhen me udhëzim të posaçëm të Ministrisë së Financave.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në fund të shtatorit stoku i detyrimeve të prapambetura të 61 bashkive të vendit llogaritet në 6.6 miliardë lekë, ku Bashkia e Tiranës, ajo e Kavajës, si dhe Bashkia e Vorës janë edhe tre bashkitë me nivelin më të lartë të borxheve të pashlyer, të mbartura e të krijuar rishtazi.

Më herët, në vitin 2019, përmes një udhëzimi, Financat specifikonin se në krye të bashkive me borxhe do të vendosnin një administrator, ndërsa vetëm pak kohë më parë shpalli edhe konkursin për përzgjedhjen e tyre, duke qenë se deri më tani duket se bashkitë nuk e patën marrë seriozisht paralajmërimin e qeverisë shqiptare.

Aktualisht, Vora dhe Kavaja janë edhe dy bashkitë në krizë financiare e që po shkojnë drejt kolapsit, ndërsa me probleme paraqiten edhe 14 njësi të tjera bashkiake. / Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE