Situata në veri, presidentja Osmani: Kurrë policë e ushtarë të Serbisë në Kosovë!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata në veri, presidentja Osmani: Kurrë policë e ushtarë të Serbisë në Kosovë!

“Në territorin e Kosovës, nuk do të ketë më kurrë policë e ushtarë të Serbisë”. Kjo u theksua sot nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, në përgjigje të deklaratave të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Ai tha se “do të shqyrtojnë dërgimin e 1 mijë forcave të sigurisë në Kosovë”. Po ashtu, Petkoviç pretendon se ky vendim merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht bazuar në nenin 4 dhe atë 6 të aneksit 2.

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

Për kryetaren e shtetit, këto deklarata janë kërcënime të hapura për agresion policor e ushtarak. Në një postim në Facebook, Vjosa Osmani shkruan:

Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Presidentja Osmani dënoi edhe plagosjen e një efektivi të Policisë së Kosovës, mbrëmë në veri. Sipas numrit një të vendit, “ky është veprim kriminal”. Po ashtu, dënoi sulmet ndaj gazetarëve, pas njoftimit se mëngjesin e sotëm, në veri u sulmua një ekip i kallxo.com, nga “një grup serbësh të maskuar në afërsi të Shkollës Teknike”. Presidentja e Kosovës bëri thirrje që fajtorët të dalin para drejtësisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE