Burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, gjithçka rreth thjerrëzave!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, gjithçka rreth thjerrëzave!

Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane. Shija e tyre me bazë arrore është e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Thjerrëzat ulin kolesterolin, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.

Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin.

Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza. Ekuilibrojnë gjithashtu nivelin e sheqernave në gjak. Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia.

Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26% e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës. Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin. Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrfarë yndyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45296 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE