Elvana Gjata elektrizon skenën e “Dancing With The Stars”!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvana Gjata elektrizon skenën e “Dancing With The Stars”!

“Dancing With The Stars” është momentalisht një ndër programet më popullore, që ka ardhur pranë zemrës së shumë shqiptarëve dhe duke i zbukuruar ekranet e tyre çdo të premteje në mbrëmje. Si çdo javë trupa e mrekullueshme e baletit çiftëzohet me konkurrentët VIP duke u kombinuar plot profesionalizëm dhe duke sjellë koreografi artistike, duke patur si synim kryesor çmimin e madh.

Gjatë spektaklit të kaluar, moderatorja Bora Zemani, njoftoi publikun e gjerë në lidhje me pjesëmarrjen e artistes së mirënjohur Elvana Gjata javën që vjen, duke shtuar se konkurentët do të duhet të performonin këngët e saj. E teksa spektakli startoi ditën e djeshme, u vu menjëherë magjia që kjo artiste i jep skenës sa herë që shkel mbi të.

Programi startoi me një koreografi të saj së bashku me trupën e baletit të Top Channel duke kërcyer në tingujt e muzikës së saj më të njohur. Adrenalina dhe saktësia e saj tërhoqi vëmendjen e shumë personave, të cilët e përgëzuan për pjesëmarrjen e saj. Për artisten nuk mjaftoi vetëm koreografia e hyrjes, por gjatë spektaklit dhuroi edhe një performancë së bashku me balerinin Esdalin Gorani.

Jo vetëm kaq, Elvana Gjata iu bashkua edhe panelit të jurisë ku së bashku gjykuan dhe vlerësuan gjatë natës konkurentët dhe performancat e tyre nën ritmet e këngës së saj. Ndërkohë gjatë natës së djeshme nuk pati eleminime, por u lajmërua se çifti i parë i gjysmëfinales do të jetë Megi dhe Jurgeni, të përzgjedhur nga votimi i publikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45424 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE