Gjysmëfinalistja e parë e “Dancing With The Stars” është…

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjysmëfinalistja e parë e “Dancing With The Stars” është…

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Pas përfundimit të performancave të çifteve dhe vlerësimeve të jurisë është bërë i ditur se nuk do të ketë të eleminuar dhe gjithashtu emri i gjysmëfinalistit të parë.

  • Elhaida & Ledian – 44 pikë
  • Ardit & Jora – 41 pikë
  • Salsano & Lori – 41 pikë
  • Megi & Jurgen – 40 pikë
  • Sara & Luixhino – 38 pikë
  • Isli & Ledia – 38 pikë
  • Julka & Silvester – 38 pikë

Me mbylljen e votimit nga publikut bëhet e ditur se Megi & Jurgen janë dyshja e parë gjysmëfinaliste në “Dancing With The Stars”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE