Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës, serbët bllokojnë rrugën në Rudarë!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës, serbët bllokojnë rrugën në Rudarë!

Situata është tensionuar sërish në veri të Kosovës, ndërsa janë dëgjuar sirenat e alarmit.

Serbët e veriut kanë bllokuar rrugën Mitrovicë -Leposaviç.  Ata kanë vendosur dy kamionë me gurë në Rudarë të komunës së Zveçanit. Sipas burimeve aktualisht tek këta kamionë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë. Po ashtu, është aktivizuar edhe alarmi që simbolizon grupimin e qytetarëve.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën për të penguar transportimin e një të arrestuari, i cili tentoi të vriste policin.Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiç, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas mediave serbe, është vendosur barrikadë edhe në Jarinje dhe është lëshuar alarmi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE