Gjysmëfinalet e Katar 2022, Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok, sfida për një ëndërr botërore!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjysmëfinalet e Katar 2022, Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok, sfida për një ëndërr botërore!

Ndoshta nuk ishin gjysmëfinalet më të pritura, të shumtë prisnin që Brazili dhe Portugalia të shkonin më tej. Por, kështu është një Botëror, ndaj të tilla befasi e bëjnë më magjepsës. Ekipet e preferuara që shkojnë në shtëpi, zgjedhje absolutisht të papritura e që lënë pas ndodhi të paharrueshme… Tashmë, Katar 2022 e ka bërë historinë e futbollit dhe ende mund të vazhdojë të rezervojë surpriza.

Argjentinë-Kroaci që luhet të martën më 13 dhjetor tërheq shumë interes. Për Argjentinën spikat organizimi i lojës së hekurt, bazuar në lëvizjet e Messit. Leo mund të bëjë si të dëshirojë me shokët që e ndjekin. Numri dhjetë më i rëndësishëm në botë ka mundësinë unike (dhe të fundit) për të fituar një Kupë Bote e kështu t’i bashkohet Mbretit Diego në Perandorinë e futbollit botëror.

Po kroatët? Ballkanasit ëndërrojnë një goditje në finale, çka do të ishte arritje unike dhe e jashtëzakonshme. Një vend me 4 milion banorë e që në 30 vite, tashmë ka arritur në tre gjysmëfinale botërore në 30 vite. Daliç dhe të vetët duan të hedhin një hap më tej e të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit.

Cilësia teknike individuale dhe një organizim i mirë përbëjnë bazën, por më efektive janë armët që do të përdoren për ta bërë ëndrrën realitet. Për pjesën tjetër është Modriç…

Francë-Marok, gjysmëfinalja që nuk e pret, por që ka kuptime të cilat shkojnë përtej botës së futbollit. Përzgjedhja e Regraguit tashmë ka hyrë në histori, duke e bërë Marokun të parën skuadër afrikane në mesin e katër më të mirëve në botë. Një ekip me afrikanë, shumica e të cilëve luajnë në kampionatet më të rëndësishme europiane.

Ata nuk kanë gjë për të humbur e të ëndërrosh nuk kushton asgjë, veçanërisht kur ke pas brohoritjen dhe mbështetjen e një kontinenti të tërë e një pjese të madhe të botës arabe.

Franca ka mundësinë e artë dhe trajneri Deschamps mund ta ngrejë për dy edicione radhazi kupën, një tjetër shans për të shkruar historinë. Nuk ka dyshim se sa i përket skuadrës, alternativave, lojës së testuar dhe cilësive teknike individuale, Franca është më e favorizuara. Por, “Katar 2022” e ka bërë të qartë se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Tani, t’i shijojmë këto gjysmëfinale. Gjithçka përfundon brenda një jave, më 18 dhjetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48468 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE