Prag lufte, thellohen tensionet me Serbinë/Shpërthime e të shtëna në veri të Kosovës!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Prag lufte, thellohen tensionet me Serbinë/Shpërthime e të shtëna në veri të Kosovës!

Ashpërsohen tonet, duke e bërë edhe më shqetësuese situatën në veri të Kosovës ku orët e fundit janë regjistruar shpërthime e të shtëna me armë. Zhvillimet kulmuan me arrestimin e ish-efektivit serb të policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i dyshuar se organizoi “sulmin terrorist” të pak ditëve më parë në zyrat e KQZ-së në veri.

Prangosja e tij i parapriu vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të shtyrë në prill 2023, zgjedhjet për katër komuna të veriut, të mbetura pa kryetarë kur në fillim të muajit të kaluar ata dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi për riregjistrimin e targave të makinave, duke zëvendësuar të Serbisë me të Republikës së Kosovës. Javë më vonë, çështja u zgjidh me marrëveshje.

Por, tensionet u rikthyen për të penguar planet paraprake për zgjedhjet e 18 dhjetorit teksa vetëm mbrëmë u vendos shtyrja. Në veriun me shumicë serbe janë regjistruar shumë incidente javët e fundit.

Një ditë më parë, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, paralajmëroi se do t’i kërkojnë KFOR-it, që në përputhje me Rezolutën 1244, Serbia të sigurojë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë së saj në territorin e Kosovës. Serbët kanë bllokuar disa rrugë në veriun e Kosovës, pas ndalimit të ish-policit Pantiç. Kjo bëri që policia të mbyllte dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë: Jarinjën e Bërnjakun. Vuçiç tha se “nuk ka dorëzim!”.

Njerëzit tanë janë në barrikada, njerëzit po ngrihen, sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Nuk fola me asnjërin prej tyre populli vepron vetë, pasi nuk e duron dot më mizorinë.

Ndërkohë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, akuzon kryeministrin Albin Kurti “se dëshiron konflikte dhe luftë”.

Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit e nuk do të durojmë më! Populli serb do t’i përgjigjet me gjithçka mundet, agresionit të Kurtit.

Albin Kurti bën të qartë se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in, që është misioni i NATO-s në Kosovë.

Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u bazuar në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së. Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi.

Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, kryeministri Kurti iu bën thirrje të dënojnë atë që e konsideron “dhunë të orkestruar”.

Çdo veprim tjetër do të inkurajojë Beogradin zyrtar, për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE