Zëdhënësja e NATO-s: Jemi plotësisht të aftë të përmbushim mandatin tonë në Kosovë!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zëdhënësja e NATO-s: Jemi plotësisht të aftë të përmbushim mandatin tonë në Kosovë!

Zëdhënësja e NATO-s,Oana Lungescu ka reaguar lidhur me sulmin me bombë mbrëmjen e djeshme ndaj patrullës së EULEX-it në Rudarë, Veriun e Kosovës. Lungescu dënon sulmin dhe e konsideron si të papranueshëm dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE- në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.”, tha Lungescu në Twitter.

Zëdhënësja shkruan se NATO është plotësisht të aftë të përmbushim mandatin e saj në Kosovë

“Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shtoi ajo.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas bombws qw u hodh mbrëmjen e 10 dhjetorit ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it në veri të Kosovës.

“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE