Asnjë rast i ri me Covid në Tiranë! Vetëm dy persona të shtruar në spital!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asnjë rast i ri me Covid në Tiranë! Vetëm dy persona të shtruar në spital!

Vetëm dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, një në Kamëz dhe një në Fier.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 80 testime, prej të cilave dy pozitive. Gjatë 24 orëve nuk ka asnjë humbje jete ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim dy persona.

Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 80

Testime totale 2,013,068
Raste pozitive 332,421
Raste të shëruara 328,659
Raste Aktive 168
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123
Vlorë 12
Fier 11
Gjirokastër 7
Berat. 5

Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 2
Elbasan. 2

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45425 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE