Aspak ajo që mendoni ju, zbuloni arsyen se përse stjuardesat mbajnë shall rreth qafës!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aspak ajo që mendoni ju, zbuloni arsyen se përse stjuardesat mbajnë shall rreth qafës!

E keni vënë re që stjuardesat mbajnë shall rreth qafës?! Jo për t’u dukur të bukura apo për shkak stili, por ky aksesor ka rëndësi të madhe në rast rreziku. Ka rezultuar që ky aksesor nuk ka vetëm funksion estetik, por është shumë i rëndësishëm nëse ndodhin situata të rrezikshme në aeroplan, si për shembull nëse bie zjarr.

Nëse do të jetë e nevojshme, një copë pëlhure shndërrohet në maskë me të cilën stjuardesat mbulojnë hundën dhe gojën në mënyrë që të mbrojnë organet e frymëmarrjes. Shalli shërben për të mbuluar hundën dhe gojën në rast të ndonjë tymi. Kështu, ato do të jenë në gjendje të qëndrojnë të vetëdijshme më gjatë dhe të ofrojnë ndihmë për pasagjerët. Me fjalë të tjera, ky detaj mund t’i shpëtojë ato dhe pasagjerët.

Kur bëhet fjalë për avionët dhe linjën ajrore, e dimë se po flasim gjithashtu edhe për shumë rregulla dhe kufizime. Këtë gjë e tregon puna e një stjuardese, e cila duhet të zbatojë disa rregulla, të cilat ne mund të na duken jo normale. Sigurisht që kjo nuk është një punë normale 8 orarëshe, por ka përfitimet e veta.

Ndërkaq, a e kishit menduar ndonjëherë se përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan? Ato gjithmonë përdorin këtë lloj “poze” dhe arsyeja është tejet interesante. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE