Një artiste serbe i vjedh këngën, reagon Xhensila: “Do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë!”

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një artiste serbe i vjedh këngën, reagon Xhensila: “Do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë!”

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja vendosi që të kthehet me një projekt të ri muzikor të quajtur ‘Ale ale’.

E duket se këtë këngë që bukuroshja e ka kaq shumë përzemër dhe numëron mbi 9 milion klikime në YouTube është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic duke i vendosur gjithashtu po të njëjtin titull. Lidhur me këtë ka reaguar vetë Xhensila e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka treguar këngën e saj dhe të këngëtares serbe krahas ka mohuar që këtë projekt t’ia ketë shitur asaj.

Kam patur komente të shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti! Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë.

Para pak javësh Xhensila erdhi me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Kidda. ‘Më do’ quhet dueti i dyshes, i cili që para se të publikohej u bë mjaft viral në TikTok dhe në më pak se dy tre javë nga publikimi ka arritur rreth 4 milion klikime duke shënuar kështu një sukses për artistët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE