Nora Istrefi po vjen me një bashkëpunim?!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nora Istrefi po vjen me një bashkëpunim?!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

E teksa vetëm disa javësh, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dedikuar dashurisë së humbur, bukuroshja numëron afro 5 milion klikime në platformën YouTube. E mesa duket artistja nuk do ta mbyllë këtë vit me ‘Ciao’. Burime për Prive kanë bërë me dije se së shpejti ajo do të vijë në bashkëpunim me artistin e ri në tregun tonë muzikor, Geskon.

Nora ende nuk ka konfirmuar asgjë ndaj na mbetet të presim dhe pak…

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

E kemi marrë të dy vendimin për divorcin. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pasur qejf t’i mbaja për vete. Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE