Përplasi super makinën luksoze duke e shkatërruar atë, e reja ‘ia hedh paq’!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasi super makinën luksoze duke e shkatërruar atë, e reja ‘ia hedh paq’!

Një grua u përplas me një makinë Lamborghini Aventador, por nuk pagoi asnjë gjobë përsa i përket dëmtimit të makinës. Aksidenti ndodhi në korrik të 2021, teksa gruaja që po drejtonte një Alfa Romeo, nga pakujdesia e saj u përplas me modelin e veçantë të makinës luksoze. Si pasojë e aksidentit rruga u bllokua për 2 orë nga policia pasi nuk mund të gjendej makina e aksidentuar por nga dëmet e pësuara nuk mund të rregullohet më. Modeli i makinës kushton midis 250,000 dhe 300,000£.

Gjatë seancës dëgjimore ajo pranoi gabimin duke thënë se ishte e pavëmendshme kur ndodhi incidenti. E pandehura, e cila jeton në Grainthorpe, Lincolnshire, iu hoqën tre pikë në patentën e saj, u gjobit me 40£ dhe u detyrua të paguajë një shtesë prej 34£ për viktimën. Nga ky aksident asnjë nuk mbeti i lënduar përveç dëmeve të makinave.

Rikujtojmë, se makina e parë elektrike e prodhimit të Lamborghini do të mbërrijë në vitin 2028 dhe lançimi i saj do të bëhet i mundur me teknologjinë e Grupit Volkswagen. Drejtori ekzekutiv i markës, Stephan Winkleman përsëriti se nuk do të zëvendësojë asnjë linjë modeli aktual, diçka që Lamborghini e konfirmoi më parë. Ai e përshkroi atë si një “model të katërt që do të jetë më i përdorshëm çdo ditë. Kjo do të thotë një makinë 2+2, me dy dyer me më shumë largësi nga toka”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47882 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE