Tensionet në veri të Kosovës, Amerika dhe Britania kërkojnë heqjen urgjente të barrikadave!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensionet në veri të Kosovës, Amerika dhe Britania kërkojnë heqjen urgjente të barrikadave!

Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd bënë thirrje që menjëherë të hiqen bllokadat në rrugët e veriut të Kosovës e të punohet për shtensionimin e situatës. Në një deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e thellë. Ngjarjet që pasuan arrestimin për sulme terroriste të një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Uashingtoni i quan “justifikime për bllokime të paligjshme të rrugëve, si dhe kërcënime e frikësime”.

Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë së Kosovëse ato ndërkombëtare. Të gjithë të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një shtensionim të situatës e të përmbahen nga aktet provokuese. I nxisim palët të punojnë në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Europian për të zgjidhur çështjet shqetësuese!

Në të njëjtën linjë u shprehën edhe ambasadat britanike.

Aleksandar Vuçiç tha se e ka kuptuar dhe e priste mesazhin e Shteteve të Bashkuara e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse siç deklaroi, është i zhgënjyer. Presidenti serb mbrojti vendosjen e barrikadave në veri e referuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga fuqitë perëndimore, u shpreh se “ata po përkundin foshnjën e tyre”. Pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar zhvillimet në veri që kulmuan edhe me një sulm me boma çorientuese ndaj EULEX-it, Vuçiç deklaroi:

Thonë se problemi janë bllokadat. Nuk i bëri dikush si një trill për t’u ngrirë nga të ftohtët. Ato nuk e pengojnë lëvizjen e asnjë shqiptari. Ato janë ngritur për të protestuar kundër arrestimeve të njerëzve, ngacmimeve, mospërmbushjes së marrëveshjeve. Ajo që po ndodh aktualisht është përpjekje për ta përmbyllur problemin serb në Kosovë. Në këtë përpjekje po marrin pjesë Kurti, Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare.

Presidenti u bëri thirrje serbëve të Kosovës, të jenë të qetë dhe te “mos bien në provokime”, ndërsa nënvizoi se “sulmet mbi EULEX-in dhe KFOR-in, nuk guxojnë të ndodhin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48381 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE