Tifozët e Kupës së Botës transformojnë rrugët e Doha-s me stilin e tyre të veshjeve!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tifozët e Kupës së Botës transformojnë rrugët e Doha-s me stilin e tyre të veshjeve!

Harroni fanellat tuaja klasike të futbollit, rrugët e Dohas janë shndërruar në një sfilatë kaotike për sa i përket modës. Vizitorët nga e gjithë bota kanë veshur versione të rinovuara të mbulesave tradicionale të kokës Arabe të Gjirit. Gratë perëndimore kanë provuar hixhabet. Tifozët e Anglisë kanë veshur kostume kryqtare. Kritikuesit politik kanë bërë deklarata duke mbajtur veshur aksesorë ylberi në Katar, që simbolizojnë  homoseksualitetin dhe komunitetin LGBTQIA+, i cili është i ndaluar në këtë territor.

Kjo rrëmujë kaq e madhe gjatë rrugëve të qytetit  dhe moda e tifozëve ka tërhequr gjithçka, nga argëtimi deri te zemërimi i vendasve në Emiratin e vogël mysliman, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në  një Kupë Botërore. Stili më i popullarizuar në mesin e tifozëve të huaj në këtë Kupë Botërore është ‘ghutra’, shamia tradicionale e kokës e mbajtur nga burrat në të gjithë Gadishullin Arabik.

Rrugicat e ngushta të Souq Waqif të Dohas janë të mbushura me shitës që bartin ‘ghutra’ me ngjyra të ndryshme kombëtare, nga bluja e ndezur, jeshile dhe e verdha e Brazilit deri te e kuqja, e bardha dhe e gjelbërta me tre ngjyra e Meksikës. Shitësit i hekurosin dhe i palosin për të krijuar efektin maksimal , duke e vendosur me kujdes pëlhurën në kokën e fansave në të ashtuquajturin stil kobra të veshur nga Katari.

Në një video të realizuar nga BBC, shfaqen me mijëra turistë që mbartin këtë veshje dhe vendasit shprehen se të huajt kërkojnë ndihmën e tyre për ta rimodeluar mbulesën e kokës  në mënyrë që të duket ashtu siç duhej. Ata kanë shtuar se numri i tifozëve ndërkombëtarë që veshin këto veshje kombëtare nuk i shqetësojnë aspak, madje ato e gjejnë si tendencë mjaft tërheqëse.

Por nga ana tjetër, popullsia vendase e Katarit nuk i ka trajtuar me dashamirësi veshjet e tjera, veçanërisht kostumet e kryqëzatave të tifozëve të Anglisë. Veshjet, me një kostum armaturë me zinxhir, helmetë plastike dhe mburojë të zbukuruar me një kryq të drejtë, janë një shenjë për pushtimet e krishtera të Tokës së Shenjtë nga shekujt  11-13 që vuri përballë pushtuesit evropianë kundër myslimanëve.

Më gjerësisht, pyetja se çfarë duhet të veshin në Kupën e Botës në Katar, një emirat konservator mysliman, ka ndezur ankth për tifozet femra shumë kohë përpara se të fillonte turneu, duke i dekurajuar gratë të veshin pantallona të shkurtra dhe këmisha me mëngë të shkurtra. Website i turizmit i drejtuar nga qeveria u kërkon vizitorëve të “tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme” dhe rekomandon që burrat dhe gratë të mbulojnë shpatullat dhe gjunjët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE