Çfarë pritet? Kryeministri i Britanisë Sunak zbulon vendimin për emigrantët shqiptarë, u arrit pas disa javë negociatave

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë pritet? Kryeministri i Britanisë Sunak zbulon vendimin për emigrantët shqiptarë, u arrit pas disa javë negociatave

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë sot vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë.

Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë.

Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Doëning Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për të refuzuar azilin veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE