Ekskluzive/ Tea Trifoni pjesë e Big Brother Vip Albania? Zbulohet vendimi i ish konkurrentes së Për’puthen

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Tea Trifoni pjesë e Big Brother Vip Albania? Zbulohet vendimi i ish konkurrentes së Për’puthen

Tea Trifoni, vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania.

Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine. Ashtu sikurse kemi mësuar Tea është pjesë e personazheve të njohur që i kanë thënë po ftesës së produksionit që theu rekorde shikueshmërie vitin e kaluar.

Tashmë ka nisur edhe numërimi mbrapsht për nisjen e Big Brother Vip që do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Tea u kthye në një personazh mjaft të komentuar dy vite më parë për shkak të lidhjes që krijoi në emisioninn e dashurisë. Edhe pas përfundimit të këtij formati ajo ka qenë shpesh herë në qendër të mediave rozë për jetën e saj personale.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48440 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE