“Gjërat ishin të zymta”, Lori Hoxha përlot me urimin nipit: Në sytë e tu shoh mallin për tim atë (FOTO)

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gjërat ishin të zymta”, Lori Hoxha përlot me urimin nipit: Në sytë e tu shoh mallin për tim atë (FOTO)

Sot, nipi i madh i familjes së Dritan dhe Vjollca Hoxhës, feston ditëlindjen. London, djali i Sarës, bën 6 vjeç dhe tejza e tij, Lori, i ka bërë urimin më të bukur dhe më të ndjerë.

Ajo shkruan se London ka ardhur në jetë në periudhën më të zymtë për familjen e saj, duke hapur komplet horizontin. Ndër të tjera ajo shkruan se në sytë e tij sheh mallin që ka për të atin e ndjerë, Tanin e Topit.

Postimi:

Londonusho,

ti erdhe ne jete kur gjerat ishin shume te zymta per ne por me syte e ty si deti e floket si perendimi na ndricove komplet horizontin. Me bere te dua nje qenie 2.2 kg me shume se cdo gje tjeter dhe i tregove zemres time qe ka vend akoma per te dashur duke zvogeluar boshlleqet qe me vite i kisha lene te zinin vend.

Ti je femija me i vecante qe njoh; ke floket me portokalli ne cdo vend qe jemi, ke artikulim me perfekt se yt ate, degjon muzike me te mire se 90% te adulteve, kujdesesh per ne me shume se Sara, ke humor me theres se gjyshi yt dhe ke zemer me te ndjeshme se nena. Dhe meqe jemi te kjo e fundit, dua te dish qe do jem pergjithmone mirenjohese per dashurine qe ti i fal asaj. Pas shume vitesh, ti i dhe qellim jetes se saj dhe e bere te vrapoj per te ardhmen perseri.

Une te dua ne menyren time qe ne nje forme ose ne nje tjeter uroj te jete mjaftushem. Lutem qe te jem nje krah i forte per ty dhe te kem mundesi te te mesoj permes shembullit qe ndjek i cili lidhet fort dhe me gjakun tend. Une gjithmone do shoh ne syte e ty dashurine qe kam per mamin tend dhe mallin qe kam per tim ate e kjo me jep motivimin qe me duhet. Uroj vetem qe ti te rritesh i shendetshem, i mencur dhe i lumtur sepse qenka shume e rendesishme cfare i le pas ketij vendi e une besoj qe kjo nis nga rritja e femijeve te mire e me pas nga puna qe bejme per t’ja permirsuar te ardhmen.

Edhe 100 vite London, tezja te do me gjithe forcen qe mundet te doje dikush.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE