Mos i komplikoni gjërat, ju duhet vetëm një përbërës për të shkrirë në pak minuta mishin!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos i komplikoni gjërat, ju duhet vetëm një përbërës për të shkrirë në pak minuta mishin!

Keni bërë gati gjithçka për pjatën tuaj të preferuar dhe keni harruar të nxirrni mishin nga ngrirja? Ka shumë mënyra se si mund të shkrini mishin e ngrirë, por njëra garanton se do ta bëni në kohën më të shkurtër të mundshme. Ky truk është shumë më i shëndetshëm se shkrirja e mishit në mikrovalë, të cilës i drejtohen shumë njerëz.

Ajo që duhet të bëni është të tretni një lugë sheqer të zakonshëm në ujë të ngrohtë, pak mbi temperaturën e dhomës (rreth 40-45 gradë C) dhe të vendosni në të copën e mishit që dëshironi të shkrini. Do të shkrihet në 10 minuta. Është shumë e rëndësishme që paraprakisht ta nxirrni mishin nga qesja ose çfarëdo që e keni mbajtur.

Ndërkaq, shkencëtarët në Universitetin e Osakas, në Japoni, po përdorin printera tre dimensionalë për të krijuar atë që shpresojnë se do të shërbejë si një alternativë për biftekun e famshëm wagyu. “Nëse do të jemi në gjendje të prodhojmë shumë mish nga vetëm disa qeliza, ekziston mundësia që të jemi në gjendje t’i përgjigjemi mungesës së ushqimit dhe proteinave në të ardhmen”, thotë Michiya Matsusaki, profesor në Universitetin e Osakas.

Mishi i prodhuar në laborator deri më tani ka qenë në copëza të vogla, por studiuesit synojnë tashmë, të replikojnë strukturën e veçantë të mishit wagyu, që e dallon nga llojet e tjera të mishit të viçit. Popullsia e botës po rritet dhe bashkë me të, kërkesa globale për mish pule dhe prodhime deti. Në këto kushte disa kompani po shpresojnë të ofrojnë prodhime me bazë mishi të rritur në laborator me të njëjtën shije dhe cilësi si mishi i kafshëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45338 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE