Mund të jenë të preferuarat tuaja por këto fruta nuk duhet t’i konsumoni para gjumit!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të jenë të preferuarat tuaja por këto fruta nuk duhet t’i konsumoni para gjumit!

Portokallet dhe mandarinat janë shumë të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por rekomandohet që para gjumit të mos i konsumoni. Nëse ju i konsumoni para se të flini, gjumi mund të ç’ekuilibrohet dhe do të duhet të duroni dhimbjet e stomakut për gjatë gjithë natës. Në vend të tyre mund të konsumoni fruta të tilla si fiq, rrush, mollë, kivi, në mënyrë që të flini rehat.

Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla. Në dallim nga portokajtë që kanë shumë vitaminë C, mandarinat kanë vitaminë A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat janë shumë të mëdha.

Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë. Nëse e teproni me portokajë apo mandarina mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre. Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, thartirë stomaku, dhimbje koke dhe pagjumësi.

Ndërkaq, për ata që nuk janë në dijeni lëvozhgat e mandarinës përmbajnë përbërje të pabesueshme, të dobishme që ofrojnë sheqer në gjak dhe ndihmojnë në mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se ndihmon sistemin e tretjes sepse lejon tretjen më të mirë të ushqimeve yndyrore. Kini kujdes kur blini fruta dhe perime, sepse siç thonë dietologët, vetëm ato që janë sezonale dhe afër klimës ku jetoni, do të kenë një efekt të vërtetë të dobishëm në organizëm. Frutat që janë pjekur artificialisht mund të dëmtojnë sistemin imunitar. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE