Nxehet situata në Big Brother, Stresi godet banoren (VIDEO)

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nxehet situata në Big Brother, Stresi godet banoren (VIDEO)

Temë debati mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Kosova ka qenë një diskutim i bërë mes reperit Stresi dhe modeles Juli Nura.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj e kishte kritikuar modelen kosovare për veshjen e saj ekstravagnte brenda shtëpisë, dhe kjo e fundit i kishte thënë se do të bënte kujdes. Ndërkohë vetëm një ditë më pas, reperi me prejardhje nga Tropoja nuk është duruar gjatë një pasdite të kaluar në qëndrimin ditor, dhe e ka juajtur me shuplakë në të pasme Xhulin.

“Më fal motër”, dëgjohet duke thënë Stresi pasi gjuan me dorë mbi të pasmet e modeles. Videoja në fjalë është bërë virale në TikTok, me shumë prej fansave që e kanë quajtur të turpshëm këtë gjest të reperit.

Reperi nga Shqipëria e ka kritikuar modelen drenicase për paraqitjet ekstravagante, duke i sugjeruar që të bëjë kujdes me veshjet. Ai u shpreh se përderisa ajo e thekson me mburrje prejardhjen e saj nga një trevë si Drenica dhe faktin që është mbesë e një familje të madhe patriotike, duhet që të jetë më ndryshe dhe e kujdesshme në paraqitje.

“Edhe një këshillë e kemi për ty, te paktën kur flet ne kërkojmë prej teje qe me veshjen të mos jesh aq ekstravagante. Ke disa sekuenca, e ke përmend Drenicën fort, ti e din si janë femrat drenicase – femrat drenicase nuk gatuajnë me ‘Fendy’, për palestër je numër një, bravo të qoftë, femër inkurajuese dhe ushtron, se kur thua je mbesë e Jasharajve duhet të jesh dikush tjetër”, i ka thënë Stresi bukuroshes Nura përgjatë debatit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45337 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE