Aksidenti me makinë i merr jetën yllit të TikTok-ut, Ali Dulin!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti me makinë i merr jetën yllit të TikTok-ut, Ali Dulin!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta ylli i TikTok, Ali Dulin, pas një aksidenti fatal me makinë në Florida, në Shtetet e Bashkuara. 21-vjeçarja ishte gjithashtu një influencere në Instagram. Sipas The Independent, Ali u bë edhe më shumë e famshme, pasi ndau videot e kërcimit në platformat e mediave sociale. Një numër i përdoruesve të mediave sociale dhe ndjekësve të Aliut bën homazhe ndaj saj. Ndërkohë, policia ka nisur një hetim dhe pritet të njoftojë së shpejti se shkakun e aksidentit.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë një tjetër yll i TikTok-ut Megha Thakur ndërroi jetë në rrethana misterioze. 21-vjeçarja, e cila jetonte në Ontario ndërroi jetë në orët e para të 24 nëntorit. Lajmi është konfirmuar nga prindërit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Pak ditë para vdekjes, më 18 nëntor, Megha kishte postuar një video teksa ecte në rrugët e Nju-Jorkut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE