Gabimet më të mëdha që mund të bëni kur sëmureni…/Farmacisti ka disa këshilla të rëndësishme për ju!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabimet më të mëdha që mund të bëni kur sëmureni…/Farmacisti ka disa këshilla të rëndësishme për ju!

Për të lehtësuar simptomat e gripit shpesh shkojmë menjëherë në farmaci për të marrë një ilaç që mund të na ndihmojë. Por a e dini se ky është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni kur sëmureni? Sipas farmacistit Abbas Kanani ky zakon ka më shumë dëm sesa dobi.

Ky është një gabim i madh, sepse nuk ka të bëjë me atë nëse e filloni trajtimin menjëherë ose vetëm kur simptomat bëhen më të rënda. Rezultatet janë të njëjta, thjesht i ftohti duhet të kalojë vetvetiu. Ilaçet nuk e kurojnë ftohjen e zakonshme. Ato lehtësojnë vetëm simptomat që keni. Një tjetër nga gabimet më të shpeshta është përdorimi i antibiotikëve të vjetër. Ata gjithashtu nuk mund të ndihmojnë në trajtimin e një ftohjeje dhe përveç kësaj, konsumimi i antibiotikëve që keni përdorur për trajtimet e mëparshme mund të jetë i rrezikshëm. Shumica e ftohjeve shkaktohen nga viruset, jo nga bakteret, ndaj nuk ka absolutisht nevojë për të marrë antibiotikë, por disa njerëz marrin antibiotikë që u kanë mbetur nga më parë. Mos e bëni këtë. Është vetëm një ftohje, thjesht një infeksion viral, do të kalojë. Hidratimi dhe ushqyerja e duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe janë veçanërisht të rëndësishme kur jeni të ftohur. Dehidrimi do t’ju rëndojë edhe më shumë, sepse trupi juaj duhet të punojë shumë më shumë kur nuk është i hidratuar. Prandaj sigurohuni që të pini mjaftueshëm lëngje. Po kështu, kini kujdes ushqimin tuaj, sepse edhe pse mund të keni një oreks më të dobët kur jeni të sëmurë, mos i anashkaloni rastësisht vaktet sepse kjo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Me ardhjen e dimrit rritet numri i personave të cilët shfaqin simptoma të të ftohurit por ka edhe njerëz të tjerë që nuk preken thuajse asnjëherë nga gripi. Me ndryshimin e temperaturave ju filloni me tështimat, keni rrufë, hundë të bllokuara, kollë, ndërsa disa të tjerë nuk kanë asnjë nga këto simptoma. E gjitha kjo ka të bëjë me gjenetikën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47888 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE