“Kujtojnë se jam e përdalë sepse jam e bukur”/E reja amerikane tregon se është në një hall të madh!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kujtojnë se jam e përdalë sepse jam e bukur”/E reja amerikane tregon se është në një hall të madh!

Një grua amerikane ka treguar disavantazhet që i ka sjellë në jetë bukuria e saj. Në një video të vitit të kaluar, por që është bërë sërish viral në TikTok, Brenttany Sharraine thekson se trajtohet ndryshe për pamjen e saj të jashtme dhe jo e gjithë vëmendja që merr është pozitive.

Burrat më shohin si një trofe, ndërsa pamja ime ka shkatërruar edhe shumë marrëdhënie shoqërore. Nuk është e vërtetë që njerëzit e bukur kanë më shumë avantazhe sesa të tjerët. Më komplimentojnë shumë njerëz. Burrat me të cilët kam dalë, që në fillim më prezantojnë te shoqëria dhe familja e tyre, edhe kur është e qartë që gjëja nuk është serioze; më kanë thënë që i frikësoj njerëzit, edhe pse nuk sillem aspak keq. Shumë gra më kanë thënë që kur më kanë takuar në fillim, kanë menduar se jam e përdalë. Më kanë përjashtuar nga grupe shoqërore edhe kur e kisha krijuar unë atë grup shoqëror.

Ndërkaq, dhe një modele në Instagram ka ndarë së fundmi me mediat problemet që ajo po has me të qenit me të vërtetë shumë e bukur. Veronika Rajek nga Sllovakia pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit raportojnë se është false, duke e arsyetuar se ajo është shumë e bukur për të ekzistuar. Shumë ndjekës të tjerë e akuzojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 se ka kryer shumë operacione plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47854 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE