Varka shpëtimi e helikopterë në kërkim të të mbijetuarve/ ALARMI për mbytjen u dha që në 4 të mëngjesit

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Varka shpëtimi e helikopterë në kërkim të të mbijetuarve/ ALARMI për mbytjen u dha që në 4 të mëngjesit

Të tjera detaje të rëna janë zabrdhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që është raportuar mëngjesin e ditës së sotme. Alarmi se një varkë po mbytej në brigjet e Kanalit Anglez është dhënë që në orën 3:40 të mëngjesit, por ndërhyrja ka nisur shumë më vonë.

Sipas KentOnline, roja bregdetare ka thënë se fillimisht u lajmërua për një varkë në vështirësi, por ambulanca u ul në Dover pak para orës 8:30 të mëngjesit.

Varka shpëtimi e helikopterë në kërkim të të

Dyshohet për të vdekur pasi temperaturat në Britaninë e Madhe shkojnë deri në 2 °C.

Është publikuar vendi se ku është fundosur gomonja me mbi 34 emigrantë që po tentonin të kalonin gjatë natës nga Franca në Britaninë e Madhe.

Varka shpëtimi e helikopterë në kërkim të të

Siç shihet nga harta, në këto momente shumë anije shpëtimi po kërkojnë për viktima dhe të mbijetuar. Sipas asaj që shkruan BBC, paraprakisht dyshohet të ketë viktima, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u njoftua për ngjarjen rreth orës 03:40 dhe se kishte dërguar ekuipazhe në Dover të Kentit, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Momentalisht nuk dihet kombësia e emigrantëve që ndodheshin në varkë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE