Loredana i shtrëngon dorën një mashkulli misterioz dhe sapo u zbulua se kush është ai!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana i shtrëngon dorën një mashkulli misterioz dhe sapo u zbulua se kush është ai!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Para disaa orësh Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre ishte një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi mashkulli misterioz është këngëtari i njohur Yll Limani, kjo për shkak se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor dhe fotoja është e shkrepur gjatë xhirimeve të klipit. Ka disa kohë që po përflitet për një projekt muzikor nga të dy e mesa duket edhe pak ka ngelur nga publikimi i këngës së re.

 

Së fundmi Loredana ka postuar disa foto të saj, pasi ka përfunduar make-upin e saj, por ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen përveç bukurisë së reperes kanë qenë disa sende që bukuroshja i ka vendosur në gjoksin e saj. Një pecetë menstruale, cigare, cakmak dhe para duket se janë gjërat kryesore që i duhen Loredanës për të jetuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE