Ndryshim plani, situata në Kosovë në fokus të samitit të liderëve të BE-së!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshim plani, situata në Kosovë në fokus të samitit të liderëve të BE-së!

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, sot do të informojë liderët e 27 shteteve anëtare të Bllokut për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë. Për ta bërë këtë, zyrtari i lartë do të shfrytëzojë samitin e planifikuar në Bruksel. Paraprakisht, situata në Kosovë nuk ishte paralajmëruar të përfshihej në agjendë.

E dini se ditët e fundit jemi përballur me probleme të mëdha në veri të Kosovës. Në Prishtinë e Beograd, dërgova të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Këtë e bëra menjëherë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Do t’iu raportoj liderëve për situatën e do të kërkoj uljen e tensioneve dhe që palët t’i kthehen dialogut, që është rruga e vetme për të siguruar perspektivën europiane për Kosovën dhe Serbinë.

Në datat 13 dhe 14 dhjetor, Lajçak qëndroi në Kosovë e Serbi dhe së bashku me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkuan heqjen e barrikadave. Borrell theksoi:

Eshtë absolutisht e nevojshme që këto probleme të ndalen! Barrikadat duhet të hiqen, të kthehet qetësia e të kthehen diskutimet. Diskutimet për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës me shumicë serbe janë regjistruar një sërë sulmesh me armë zjarri, granata dore e bomba çorientuese. Prej datës 10 dhjetor, disa serbë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë proteste për arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, për të cilin Prishtina thotë se dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Ndërkaq, sa i përket konkluzioneve nga samiti i BE-së, pritet që liderët europianë të konfirmojnë dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën. Dy ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Unionit arritën dakordësi për dhënien e statusit të kandidatit Bosnjës, por formalisht ky vendim do të konfirmohet nga shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të bllokut.

Borrell shtoi se “dhënia e statusit të kandidatit është një hap i rëndësishëm për Bosnjën, si edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Do të flas edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Për Bosnje-Hercegovinën mbështes fuqishëm statusin e kandidatit. Do të jetë një rast i mirë për liderët që të shtyjnë përpara reformat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45338 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE