Operacion anti-drogë në Tiranë, 2 të arrestuar, 1 në kërkim!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacion anti-drogë në Tiranë, 2 të arrestuar, 1 në kërkim!

Një operacion antidrogë po zhvillohet në këto momente në Tiranë, në rrugën “Mikel Maruli”. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona me 2 kg kokainë. Operacioni në vijim nga agjentët e antidrogës.

Njoftimi i Policisë:

Kokainë me vlerë 3.5 milionë euro e fshehur tek marshi i makinës, arrestohet 21 vjeçari shqiptar në Itali, si u kap nga policia.

Tiranë/Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.

Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.”, thuhet në njoftim!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE